Skip to main content
  • Nata e Kinemasë Evropiane në Belsh

    Në kuadër të javës së Evropës 2018, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në bashkëpunim me “Europe House” – Shtëpinë e Evropës, Bashkinë Belsh si dhe këndin e BE në këtë bashki, organizuan natën e kinemasë evropiane në qytetin e Belshit. 

    Ky aktivitet unik në llojin e tij në qytetin e Belshit zgjoi interesin e qindra qytetarëve të cilët shijuan artin kinematografik evropian si pjesë e trashëgimisë culture të përbashkët.

  • Sesion Informimi për Bashkimin Evropian

    Këndi i BE në bashkinë e Belshit në bashkëpunim me shkollën e mesme të këtij qyteti, organizuan një sesion inforimi më nxënësit e kësaj shkollë në lidhje me: institucionet e BE, politikat e Bashkimit Evropian për të rinjtë, për ambjentin, për zhvillimin e turizmit si dhe për edikumin.

    Gjatë kësaj ditë informimi u diskutua gjithashtu edhe lëvizja e lirë në vendet anëtare të BE si dhe migracioni i parregullt.

  • "Promovimi i produkteve lokale dhe tradicionale të zonës së Kurbinit”, 14 Shtator, Bashkia Kurbin

    Më datën 14 Shtator 2018 Këndi i BE-së dhe stafi i Bashkisë Kurbin realizoi aktivitetin me tematikë "Promovimi i produkteve lokale dhe tradicionale të zonës së Kurbinit” në ambjentet e sheshit “Gjin Pjetri” në qytetin e Laçit. Qëllimi panairit ishtë promovimi i bizneseve dhe prodhimet e ndryshme të cilët promovuan gjatë aktivitetit, prodhimet agro-bujqësore, të etnografise kulturore, si dhe kulinarinë Kurbinase

  • Klubi Veror i BE Përmet

    Këndi i Bashkimit Europian në Bashkinë Përmet organizoi gjatë muajit Korrik dhe Gusht një sërë aktivitetesh me 20 nxënësit anëtarë të Klubit Veror të BE. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte të mësonin rreth BE-së duke u argëtuar, duke shkëmbyer eksperienca dhe me anë të aktiviteteve në natyrë, të cilat përfshinë:

  • Këndi i BE Përmet mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trafikimit të Qënieve Njerëzore

    Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet i bashkohet aktiviteteve ndërgjegjësuese në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trafikimit të Qënieve Njerëzore (30 korrik) me një mesazh sensibilizues të krijuar dhe prezantuar nga qytetarë të thjeshtë të qytetit tonë. 

    Trafikimi i qënieve njerëzore është një krim i rëndë dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Të gjithë mund të ndihmojmë në parandalimin e tij.

    https://www.facebook.com/BashkiaPermet/videos/1793470884100495/