Këndi i BE në bashkinë e Belshit në bashkëpunim me shkollën e mesme të këtij qyteti, organizuan një sesion inforimi më nxënësit e kësaj shkollë në lidhje me: institucionet e BE, politikat e Bashkimit Evropian për të rinjtë, për ambjentin, për zhvillimin e turizmit si dhe për edikumin.
Gjatë kësaj ditë informimi u diskutua gjithashtu edhe lëvizja e lirë në vendet anëtare të BE si dhe migracioni i parregullt.
Ndër temat që u preken më shumë dhe për të cilat nxënësit ishin shumë të interesuar, ishte edhe program Erazmus Plus i BE, si një mundësi unike që iu afron të rinjve evropianë jo vetëm një shkollin bashkëkohor por edhe ndarje eksperiencash me moshatarët e tjerë në vende të ndryshme.