Skip to main content
  • Promovohet në Bajram Curri, ekoturizmi: një udhëtim në artizanatin vendas, si një vlerë e shtuar e kulturës evropiane

    Këndi i Bashkimit Evropian në Bajram Curri, në bashkëpunim më bashkinë e këtij qytetit dhe me mbështetjen e projektit “Bashkitë për në Evropë”, realizuan në datën 17 Korrik 2018, në ambjentet e Muzeut Historik të qytetit, aktivitetin me temë “Punimet artizanale të grave tropojane në funksion të Ekoturizmit”.

  • Turi veror rinor në disa bashki të vendit. “Youth summer Municipality Tour 2018”

    Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë 4-6 korrik 2018

    Këndet e Bashkimit Evropian në Bashkitë Fier, Roskovec, Patos, Vlorë dhe Himarë, zhvilluan në datat 4 – 6 Korrik 2018, një tur tre ditor në këto pesë Njësi të Qeverisjes Vendore me një grup të rinj dhe të rejash gjimnazistë nga secili qytet i sipër përmendur.

  • Vlerësimi i dytë i përformancës së bashkive të vendit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian

    Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në bashkëpunim me  Projektin “Bashkitë për në Evropë”, organizuan në datën 5 Korrik 2018, në ambjentet e Shtëpisë së Evropës “House of Europe” në Tiranë, një takim pune mbi “Treguesit e Vlerësimit të Performancës së Bashkive” në kuadër të Integrimit Evropian të vendit.

  • Vijon ngritja e kapaciteteve për Koordinatorët vendorë të BE

    Projekti Bashkitë për në Evropë, përmbyll me sukses trainimin për “Shkrimi i suksesshëm i një projekt - propozimi”

    Pas grupit të parë të Koordinatorëve, grupi i dyte i tyre, përmbylli sot me sukses, ciklin mbi “Shkrimin e suksesshëm të një Projekti”, në kuadër të ngritjes së fondeve në njësitë e qeverisjes së tyre vendore nga programet e ndryshme të Bashkimit Evropian. 

  • Grupi i Parë i Koordinatorëve Lokalë të BE-së trajnohet për “Ciklin e Menaxhimit të Projektit”

    Trajnimi për Koordinatorët  Lokalë të BE-së mbi “Ciklin e Menaxhimit të Projektit” u realizua në datat 20, 21 dhe 22 Qershor, 2018 në Durrës.

    Në këtë trajnim ata morën informacione të nevojshme nga ekspertja Znj. Entela Pinguli dhe Ekipi i Projektit “Bashkitë për në Evropë” për hapat që duhen ndjekur në shkrimin e projekteve sipas formatit të Bashkimit Evropian. Një nga nevojat e ngritura shpesh nga bashkitë ka qenë pikërisht trajnimi në fushën e shkrimit dhe menaxhimit të projekteve të BE-së.