Skip to main content

Trajnimi për Koordinatorët  Lokalë të BE-së mbi “Ciklin e Menaxhimit të Projektit” u realizua në datat 20, 21 dhe 22 Qershor, 2018 në Durrës.

Në këtë trajnim ata morën informacione të nevojshme nga ekspertja Znj. Entela Pinguli dhe Ekipi i Projektit “Bashkitë për në Evropë” për hapat që duhen ndjekur në shkrimin e projekteve sipas formatit të Bashkimit Evropian. Një nga nevojat e ngritura shpesh nga bashkitë ka qenë pikërisht trajnimi në fushën e shkrimit dhe menaxhimit të projekteve të BE-së.  

Koordinatorët lokalë më herët janë trajnuar edhe nga TAIEX “Technical Assistance and Information Exchange instrument of the European Commission” – “Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Informimit të Komisionit Evropian” mbi mekanizmat financiare të BE-së, si dhe për thirrjet specifike të shpallura në kuadër të Programeve Evropa për Qytetarët, ADRION.