Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë 4-6 korrik 2018
Këndet e Bashkimit Evropian në Bashkitë Fier, Roskovec, Patos, Vlorë dhe Himarë, zhvilluan në datat 4 – 6 Korrik 2018, një tur tre ditor në këto pesë Njësi të Qeverisjes Vendore me një grup të rinj dhe të rejash gjimnazistë nga secili qytet i sipër përmendur.
Pas një pune të gjatë, që prej fillimit të hapjes së këndeve të BE-së në janar të këtij viti në të gjitha bashkitë e vendit, tashmë koordinatorët vendorë të BE të disa qyteteve mendojnë realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me pjesëmarrës nga shumë qytete. Për rrjedhojë, koordinatorët e BE-së të bashkive Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë filluan gjatë këtyre ditëve një proces tejet interesant rrjetëzimi të vetë këndeve të BE– së, duke jeteësuar së bashku një aktivitet me disa etapa në secilën bashki të përfshirë në këtë nismë.
Aktivitetet filluan nga qyteti i Fierit, për të përfunduar në datën 6 Korrik 2018 në qytetin e Himarës, ku më shumë se 30 të rinj dhe të reja, të udhëhequr nga Koordinatorët e BE të këtyre bashkive, si dhe anëtarë të stafit pedagogjik të shkollave prej nga ku ata vinë, përjetuan një eksperiencë unike, e cila përfshiu:
- Dëgjesa me kryetarët e bashkive të secilën bashki të përfshirë në këtë nisëm, në lidhje me plotësimin e kërkesave të të rinjve për standarte evropiane të cilësisë së jetës, mjedisit, shkollimit, shërbimeve publike dhe rekreacionit.
- Dëgjesa të hapura me anëtarë të këshillit bashkiak të secilit qytet të përfshirë në këtë itinerar veror, në lidhje me marrjen e opinionit të të rinjve në proceset e hartimit të strategjive afat gjata për qytetet.
Ky tur, u konceptua në formën e një udhëtimi eksperiencash dhe ndarje shqetësimesh me autoritetet vendore për një Shqipëri evropiane. Itineraret e këtyre të rinjve të përzgjedhur, në këtë tur që zgjati tre ditë, përfshin njohje realitetesh të përbashkëta, të vlerave kulturore dhe traditat e qyteteve, njohja e praktikave më të mira në nivel bashkiak të shqetësimeve të të rinjve, në njësi të tjera të qeverisjes vendore përvec qytetit ku ata banojnë, si dhe njohja me realitete dhe destinacione të tjera.
Ky tur, ishte një rast shumë i mirë për të gjithë këta të rinj për t’u socializuar me të tjerë të rinj dhe të rejë në disa qytete, dhe për të diskutuar me ta edhe në momente rekreacioni, ide dhe mendime për një Shqipëri evropiane që zhvillimin e pret pikërisht nga gjenerata e re.
Ky aktivitetet u realizua në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të përfshira në këtë nismë dhe mbështetjen e plotë të projektit “Bashkitë për në Evropë”.