Tiranë, 26 prill 2018 - Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryebashkiakët shqiptarë dhe 61 koordinatorët vendorë të BE-së në bashkitë shqiptare u takuan sot në Tiranë për të diskutuar mbi performancën e pushtetit vendor në çështje që lidhen me BE-në. Diskutimet u përqendruan në progresin e bërë drejt ngritjes së sistemeve efektive institucionale dhe administrative për avancimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendor.