Skip to main content

Në vijim të trainimeve për komunikimin, Koordinatorët vendorë të BE nga qytet Belsh Delvinë, Dropull, Fier, Himarë, Kelcyrë, Konispol, Libohovë, Librazhd, Permet, Sarandë, Selenicë, Skrapar, Patos dhe Tepelenë, po trainohen përgjatë këtyre dy ditëve në qytetin e Gjirokastrës me modulin e transferimit të njohurive mbi komunikimin dhe teknikat e përdorimit të kanaleve dhe mjeteve të komunikimit.

Të gjitha Këndet e BE në qytetet e sipërpërmendura janë ngritur tashmë dhe një pjesë e mirë e Koordinatorëve vendorë, kanë filluar të realizojnë sesionet e para të informimit me qytetarët dhe grupet e interesuara si dhe vijojnë komunikimin me median në lidhje me prezëncën e Këndit të BE në qytetin e tyre. 

Ekipi i projektit Bashkitë për në Evropë do të vijojë me trainimet me këtë temë me pjesën tjetër të koordinatorëve vendore në qytetet e tjera të vëndit.