Në vijim të punës së nisur tashmë prej disa muajsh, në 61 bashkitë e Shqipërisë, janë hapur dhe vijojnë të hapen Këndet e BE në secilën prej tyre. Ky proçes i cili tashmë është në përfundim, kërkon që Koordinatorët e BE pranë këtyre këndeve të kenë njohuritë e duhura në lidhje me administrimin e këtij këndi si dhe mbi të gjtiha, të jenë të pajisur më njohuri profesionale në lidhje me komunikimin me publikun dhe median vendore, me qëllim jo vetëm krjimin e një fryme pozitive të këtyre fundit ndaj mesazheve dhe punës së përditëshme të Këndit të BE kudo në çdo Bashki të Shqipërisë, por edhe fillimin e misionit të këtyre Këndeve ; njohja me BE dhe mundësitë që ofron kjo e fundit për çdo qytetar shqiptar.
Për rjedhojë, 16 Koordinatorët vendorë të BE nga qytet Tropojë Pogradec Dibër Bulqizë, Klos, Pukë, Durrës, Malësi e Madhe, Shijak, Mat, Kamëz, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Kurbin dhe Lezhe, po trainohen përgjatë këtyre dy ditëve në qytetin e Lezhës me një modul transferimi njohurish mbi komunikimin dhe teknikat e përdorimit të kanaleve dhe mjeteve të komunikimit.
Ekipi i projektit Bashkitë për në Evropë do të vijojë me trainimet më këtë temë me pjesën tjetër të koordinatorëve vendore në qytetet e tjera të vëndit.