Skip to main content

Konferenca e sotme në Vlorë u konceptua si një debat i gjerë publik dhe dhënie opinionesh mbi sfidat, mundësitë dhe zhvillimin e qytetit të Vlorës përkundrejt zhvillimit të tij evropian si dhe kontributin që jep ky qytet ne proçesin e integrimit evropian të vendit.

“Rëndësia e përfshirjes së pushtetit vendor në proçesin e integrimit evropian të vendit, turizmi ujor dhe ai i gjelbër, politikat për arsimin, lirinë e medias dhe gazetarinë profesioniste, politikat për të rinjtë, shërbimet publike, janë çështje po aq thelbësore për qytetarët, aq sa janë edhe thelbi i Bashkimit Evropian” tha Z. Orlando Fusco, Menaxheri i Programit për Qeverisjen e Mirë në Delegacionin e BE në Tiranë. “ Ështe e rëndësishme që të gjithë qytetarët të përfshihen, të japin mendimet e tyre, të ndërgjegjësohen e më pas të luajnë rrolin e tyre aktiv. Ne e dime nga eksperienca e mëparëshme e vendeve që janë pranuar në BE, që kur pjesmarrja e shoqërisë shkon përtej kryeqytetit, proçesi i integrimit bëhet me i lehtë, mbase edhe më i thjeshtë dhe më i shpejtë” - tha më tej ai.

Konferencën e përshendeti gjithashtu edhe Z. Alfred Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë, i cili gjatë fjalës së tij, falenderoi Bashkimin Evropian për vëmendjen e shtuar në investimet publike në qytetin e Vlorës në vitet e fundit. Gjatë paneleve të ndryshme të konferencës, diskutuan profesorë e akademike të fushes së studimeve evropiane, drejtues institucionesh vendore dhe qëndrore, përfaqësues të komunitetit të biznesit, kultures, artit , sportit, mjedisit si dhe qytetarë dhe studentë nga qyteti i Vlorës, të cilët nxorën në pah dhe debatuan jo vetëm mbi praktikat meaxhuese të qytetit të cilat duhet të kenë tashme një orientim të qartë evropian, por edhe mbi sfidat që e presin qytetin në të ardhmen e tij evropiane si psh : zhvillii i turizmit, infrastrukturës në përgjithësi, edukimit, profesionalizmit të medias lokale, qëndrueshmërinë e aksioneve të shoqërisë civile,  etj…  

Takimi u mbyll me një vizitë të shkurtër në Këndin e BE në qytetin e Vlorës të çelur rishtazi së fundëmi nga projekti “Bashkitë për në Evropë”