Bashkitë e Qarkut Tiranë diskutojnë nismat për qeverisjen e mirë, në kuadër të “Javës së Integritetit”
Në kuadër të edicionit të 3-të të “Javës së Integritetit” organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës, Bashkia Tiranë iu bashkua kësaj nisme me një tryezë të përbashkët me të gjithë Bashkitë e Qarkut Tiranë, ku u diskutuan inicativat e deritanishme në kuadër të qeverisjes së mirë. Aktivitet u përshëndet nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, i cili theksoi nevojën për bashëpunim dhe ndarje eksperiencash të vazhdueshme mes Bashkive të Qarkut.