
Shkola Shqiptare e Administratës Publike, në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë, ka vazhduar serinë e trainimeve në kuadër të fazës II të projektit.
Ndalesa e radhës ishte qyteti i Shkodrës, ku drejtues dhe specialistë të Njësive të Integrimit Evropian, kanë qenë pjesë e një trainimi me temë “Menaxhimi i Projekteve të Financuara nga Bashkimi Evropian në Praktikë”, ku ekipi i ekspertëve të projektit dhe përfaqësuesit e Njësive të Integrimit janë mbledhur në datat 6 dhe 7 dhjetor 2021.
Të pranishëm në trainim kanë qenë stafet e Njësive të Integrimit E vropian në bashkitë Shkodër, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Lezhë dhe Kurbin.