Tetori i Librit dhe Leximit / “Bashkitë për në Evropë” dhuron libra për nxënësit në Divjakë
Në kuadër muajit Tetor, i cili është pagëzuar nga Ministria e Kulturës si “Muaji i Librit dhe Leximit”, Bashkia e Divjakës iu bashkua Panairit të Libri, cili u organizua në Shkollën 9-vjeçare “Koli Sako” në Divjakë.
Krahas dhurimeve të bëra nga ZVAP Divjakë dhe një Shtëpi Botuese, Zyra e Integrimit Evropian në Bashkinë e Divjakës kontribuoi në aktivitetin e shkollës nëpërmjet Projektit “Dhuro një libër, hap një Dritare“,financuar nga “Projekti Bashkitë për në Europë”.