
Projektet “BE për Bashkitë” dhe “Bashkitë për në Evropë 2.0”, të financuara nga Bashkimi Evropian kanë vazhduar në qytetin e Elbasanit, serinë e seancave informuese mbi Thirrjen e Dytë të Skemës së Granteve të “BE për Bashkitë”, ku kanë marrë pjesë stafet e Njësive të Integrimit Evropian, në bashkitë e rajonit të Shqipërisë së mesme.