
Në kuadër muajit Tetor, i cili është pagëzuar nga Ministria e Kulturës si “Muaji i Librit dhe Leximit”, Bashkia e Divjakës iu bashkua Panairit të Libri, cili u organizua në Shkollën 9-vjeçare “Koli Sako” në Divjakë.
Krahas dhurimeve të bëra nga ZVAP Divjakë dhe një Shtëpi Botuese, Zyra e Integrimit Evropian në Bashkinë e Divjakës kontribuoi në aktivitetin e shkollës nëpërmjet Projektit “Dhuro një libër, hap një Dritare“,financuar nga “Projekti Bashkitë për në Europë”.
Projekti i Zyrës së Integrimit Evropian bashkëpunoi me projektin e Shkollës “Koli Sako”, i cili ka filluar në muajin Prill, dhe ka si objektiv pasurimin e Bibliotekës së saj.
Bibliotekës së shkollës iu dhuruan nga projekti “Bashkitë për Evropë” 40 libra jashtëshkollorë, enciklopedi, libra të autorëve Rilindas, ndërthurur me literaturë bashkëkohore të cilat i ndihmojnë nxënësit në përforcimin e njohurive e projekteve ndërlëndore.
Organizimi i këtij projekti i shërben komunitetit, prindërve, mësuesve e nxënësve, për ta kthyer vëmëndjen tek libri, për të nxitur vullnetarizmin në dhurimin e librave dhe për ta përqafuar LIBRIN si instrumentin kryesor të dijes.
Në fund të aktivitetit u shpërndanë çertifikata për lexuesit më të mirë për Vitin 2021-2022 me shpresën se ky numër do të shtohet në të ardhmen!