Skip to main content

Vijon ngritja e kapaciteteve për 61 Koordinatorët e BE në Bashkitë e Shqipërisë

Projekti Bashkitë për në Evropë, zhvilloi në qytetin e Vlorës, një sesion të plotë trainimi për rreth 30 koordintarorë lokalë të BE që administrojnë Këndet e BE në qytetin e tyre.

Në fokus të këtij trainimi ishte metodologjia e komunikimit ndërveprues e Këndeve të BE me faktorë të ndryshëm institucionalë, vendas dhe të huaj, në funksion të administrimit të proçeseve të përditëshme të punës së Këndit të BE.

Ditë informimi për programin Evropa për Qytetarët

Projekti Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizuan një ditë informimi për programin Evropa për Qytetarët

Duke iu referuar thirrjeve për propozime të programit Evropa për Qytetarët, nga të cilat mund të përfitojnë të gjitha bashkitë shqiptare, Ministria e Kulturës, e cila administron këtë program për Shqipërinë, në bashkëpunim me projektin Bashkitë për në Evropë, organizoi një sesion informimi më të gjithë koordinatorët vendorë të Këndeve të BE nga 61 bashkitë e vendit.

Subscribe to