Skip to main content

Të rinjtë e Roskovecit më pranë Bashkimit Evropian

Kjo iniciativë erdhi në të njëjtën kohë me festimin më 17 prill, të Ditës Evropiane të Informimit të Rinisë! Politika Evropiane e Informacionit për të Rinjtë është miratuar me anë një rezolute të Këshillit më 25 nëntor 2015. Parimi kryesor i politikës është pjesëmarrja dhe informimi për të rinjtë. Prandaj, nisma të tilla që kanë në qendër edukimin dhe informimin e të rinjve kanë qenë shumë të rëndësishme.

Koordinatorët vendorë të BE njihen me politikat e Bashkimit Evropian në nivel vendor - 13 Prill 2018

Në vijim të ngritjes së aftësive të koordinatorëve vendorë të BE në të gjitha bashkitë e vendit, me qëllim përballimin e suksesëshëm të sfidave që lindin në procesin e integrimit evropian edhe në njësitë e qeverisjes vendore, projekti "Bashkite për në Evropë” në bashkëpunim me ASPA, realizoi me sukses dy sesione trainimi dy ditore me temë "Politikat e Bashkimit Evropian ne Nivel Vendor".

Dita Ndërkombëtare e Ujit në Belsh. BE më pranë njësive të qeverisjes vendore me aktivitete të përbëshkëta

Projekti “Bashkitë për në Evropë”, i cili tashmë ka hyrë në një faze të qëndrueshme bashkëpunimi me Njësitë e Qeverisjes Vendore në Shqipëri, zhvilloi në datën 21 Mars 2018, në bashkëpunim me Këndin e BE në qytetin e Belshit dhe bashkinë e këtij qyteti aktivitetin me titull: “Liqenet e Belshit - Të ruajmë dhe vlerësojmë pasuritë tona natyrore dhe kulturore, si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm”.

Aktiviteti u ideua nga grupi organizues: Këndi i BE dhe bashkia Belsh, në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, tema e së cilës për vitin 2018 është “Natyra për Ujin”

61 Koordinatorët e BE në Bashkitë e Shqipërisë marrin njohuritë e duhura në lidhje me komunikimin institucional

Pas sesionit të plotë të trainimit në qytetin e Vlorës me 30 koordintarorë lokalë të BE që administrojnë Këndet e BE në qytetin e tyre, cikli i ngritjes së kapaciteteve të tyre vijoi në qytetin e Krujës në datat 15 dhe 16 Mars 2018, me pjesën tjetër të tyre.

Ashtu si në trainimin e parë, në fokus të këtij sesioni, edhe për pjesën tjetër të koordinatorëve, ishte metodologjia e komunikimit ndërveprues e Këndeve të BE me faktorë të ndryshëm institucionalë, vendas dhe të huaj, në funksion të administrimit të proçeseve të përditëshme të punës së Këndit të BE.

Subscribe to