Skip to main content

Kendi i BE në qytetin e Gramshit organizon takimin “Turizmi, një mundësi e mirë për zhvillimin e Gramshit”

Bashkia e qytetit të Gramshit, në bashkëpunim me Këndin e BE së kësaj bashkie, organizuan në këtë qytet aktivitetin me titull : “Turizmi, një mundësi e mirë për zhvillimin e Gramshit”. 

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përfshirja e komunitetit si dhe e grupeve të interesit, kryesisht sipermarrjet e fermerëve dhe agro bzinesit, në një debat specifik në lidhje me zhvillimin e turizmit në Bashkinë Gramsh. 

Java ndërkombëtare e mjedisit dhe ajo e rinisë gjejnë jehonë në Bulqizë

Vijojnë aktivitetet e këndeve të Bashkimit Evropian në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Data 14 Maj 2018, shënjoi një aktivitetet shumë të rëndësishëm për qytetin e Bulqizës, pasi Këndi i BE-së atje, në bashkëpunim me projektin ‘Bashkitë për në Evropë’ dhe Bashkinë e qytetit, organizuan Javën Ndërkombëtare të Mjedisit dhe asaj të Rinisë në formën e një debati tematik të ndjekur nga një konkurs logjike dhe njohurish midis të rinjve.

Kendi i BE në Vaun e Dejës organizon “Agro Trade Bushati” në kuadër të ditës së tokës

Bushat. 6 Maj 2018

Bashkia e Vaut të Dejës në bashkëpunim me Këndin e BE së pranë kësaj bashkie, organizuan në Bushat aktivitet “Agro Trade Bushati”, i cili prej më shumë se 10 vitesh është kthyer në një qendër reference për shumë prodhues agro bujqësorë të zonës së Shkodrës, por edhe me gjerë.

Ky aktivitet mbahet gjithashtu në kuadwr të festës lokale “Dita e Luleve” e cila është një traditë e lashtë të kësaj krahine.

Këndi i BE në bashkinë e Fierit organizon një debat mbi lirinë e shtypit në Shqipëri

Liria e shtypit në vendin tonë dhe Bashkimi Europian! Ku nis dhe ku përfundon pushteti i katërt? Sa respektohet sot kodi i etikes nga gazetarët. 

Kjo ishte tema e trajtuar sot në qytetin e Fierit në një debat me profesionistë dhe qytetarë, të organizuar nga projekti “Bashkitë për në Evropë” në bashkëpunim me këndin e BE si dhe bashkinë e këtij qyteti, në kuadër të ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit. 

“Siguria dhe shëndeti në punë”, takimi tematik i Këndit të BE në Gjirokastër

“Siguria dhe shëndeti në punë”, ishte titulli i konferencës organizuar sot në Gjirokastër nga Këndi i BE i këtij qyteti në bashkëpunim me projektin ‘Bashkitë për në Evropë’ dhe Bashkinë e Gjirokastrës. 

Ky aktivitet u organizua në kuadër të simbolikës së dy ditëve shumë të rëndësishme: 28 Prill, “Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë” si dhe 1 Maji, “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”. 

Aktivitete në kuadër të Ditës së Tokës në Përmet

Me rastin e Ditës së Tokës, Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me Projektin” Bashkitë për Evropë” organizuan EkspoForumin “Promovimi dhe cilësia e produkteve lokale”.  Ky forum mblodhi së bashku fermerët, bizneset lokale, autoritetet vendore, autoritetet qëndore dhe grupet e tjera të interesit për të diskutuar në lidhje me vështirësitë dhe sfidat që duhet të kenë parasysh prodhuesit lokalë para se të bëhen pjesë e tregut europian.

Bashkitë si një motor pozitiv për integrimin e Shqipërisë në BE, publikohet raporti i performancës

Tiranë, 26 prill 2018 - Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryebashkiakët shqiptarë dhe 61 koordinatorët vendorë të BE-së në bashkitë shqiptare u takuan sot në Tiranë për të diskutuar mbi performancën e pushtetit vendor në çështje që lidhen me BE-në. Diskutimet u përqendruan në progresin e bërë drejt ngritjes së sistemeve efektive institucionale dhe administrative për avancimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendor.

Aktivitet i organizuar në Prrenjas mbi Prespektivën e Gruas në Shqipërinë Evropiane "Integrimi vjen prej nesh - Ne mund të ndikojmë në ndryshimet"

Projekti 'Bashkitë për Evropën', në bashkëpunim me Këndin e BE-së të Prrenjasit dhe ekipin e Bashkisë Prrenjas organizuan së bashku më 24 prill 2018 aktivitetin "Integrimi vjen prej nesh - Ne mund të ndikojmë në ndryshime" Një aktivitet i hapur publik për rolin e gruas në të ardhmen evropiane të Shqiperisë . Ky aktivitet u organizua nën patronazhin e Kryetares së Bashkisë së Prrenjasit Znj. Miranda Rira.

Dita ndërkombëtare e Tokës, vjen në Cërrik nëpërmjet Këndit të BE

U mbajt sot në Cërrik, një aktivitet promovues i ditës ndërkombëtare të Tokës, duke sjellë në vëmendje të qytetarëve por edhe të strukturave të ndryshme qëndrore dhe vendore, rëndësinë që ka ruajtia e mjedisit dhe menaxhimi i mirë I tokës, në këtë pjesë të Shqipërisë, të konsideruar tejet të frytëshme dhe të pasur me kultura të ndryshme.

Ky aktivitet i realizuar nga Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë” si dhe nën vëmendjen e këndit të BE në qytetin e Cërrikut, u fokusua tek rëndësia që ka për rajonin e Cërrikut mirëpërdorimi dhe ruajtia e tokës.

Subscribe to