Vlerësimi i dytë i përformancës së bashkive të vendit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian
Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në bashkëpunim me Projektin “Bashkitë për në Evropë”, organizuan në datën 5 Korrik 2018, në ambjentet e Shtëpisë së Evropës “House of Europe” në Tiranë, një takim pune mbi “Treguesit e Vlerësimit të Performancës së Bashkive” në kuadër të Integrimit Evropian të vendit.