Skip to main content

"Dita Ndërkombëtare e luftës kundra futjes së fëmijëve në punë”, aktivitete nga NjIE Bashkia Lushnje

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të luftës kundra futjes së fëmijëve në punë”, Njësia e Integrimit Evropian, Bashkia Lushnje, organizoi një aktivitet në dy institucione që lidhen drejtëpërdrejtë me punësimin dhe kontrollin e këtij fenomeni, pra punësimit të fëmijëve në moshë të mitur. 

Njësia e integrimit Europian pranë Bashkisë Lushnje realizoi disa broshura duke cilësuar këtë ditë me rëndësi, broshura përmban informacione bazuar në legjislacionin shqiptar mbi moshën minimale për të punësuar femijët, orarin e caktuar por edhe mbi shkallën e rrezikshmërisë së punës për fëmijët.

"Evropa është lartësi"

"Evropa është lartësi, lartësitë kërkojnë mund, djersë, përkushtim e vullnet për t'i arritur...!"

Me këtë slogan u organizua, me datë 13 qershor, nga Zyra e Integrimit Evropian Bashkia Tropojë, ngjitja e vështirë alpiniste në majat e malit të Jezercës 2694 m mbi nivelin e detit dhe maja më e lartë në Alpe.

Të ndryshëm, por të barabartë. Njësia e Integrimit Mat, në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Njësia e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Mat, prej disa ditësh ka nisur punën për shpërndarjen e dhuratave të zgjedhura posaçërisht për të gëzuar fëmijët në nevojë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. 

Këto dhurata janë mundësuar nga “Projekti Bashkitë për në Evropë”.

Roli i të rinjve si qytetarë aktivë në procesin e integrimit, aktivitet nga Bashkia Vlorë

9 qershor – Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Vlorë zhvilloi një diskutim të hapur  me studentë dhe të rinj në auditorët e Kolegjit Universitar “Pavarësia”, Vlorë, me temë procesin e integrimit dhe rolin e të rinjve, si qytetarë aktivë që do të çojnë përpara këtë proces të rëndësishëm të vendit. 

Ky aktivitet i Zyrës së Bashkimit Evropian në Bashkinë e Vlorës, u zhvillua në bashkëpunim edhe me Akademinë e Studimeve Politike. 

Stafet e Njësive të Integrimit Evropian, takim online me Drejtorin e AMVV dhe Projektin BpE

Stafet e Njësive të Integrimit Evropian në të 61 Bashkitë e Shqipërisë, janë mbledhur sot në një takim online, të organizuar dhe koordinuar nga Projekti Bashkitë për në Evropë dhe udhëhequr nga drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Z. Bekim Murati. Në takimin e zgjeruar kanë qenë të pranishëm 105 pjesëmarrës, falë edhe infrastrukturës së siguruar prej BpE.

“Bashkitë për në Evropë” vazhdon trajnimet me përgjegjësit e Njësive të Integrimit Evropian në Bashkitë e Shqipërisë

Përgjatë dy javëve të fundit, Projekti “Bashkitë për në Evropë”, në bashkëpunim me ASPA ka vazhduar trainimet e përgjegjësve të Njësive të Integrimit Evropian në të gjithë bashkitë e Shqipërisë.

Politikat e Bashkimit Evropian në nivel Vendor, institucionet e Bashkimit Evropian, historiku i marrëdhënieve dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, politikat e ndjekura dhe roli i pushtetit në këtë rrugëtim, si dhe roli thelbësor që kanë luajtu dhe do të luajnë Njësitë e Integrimit Evropian në këto bashki, kanë qenë larmia e temave të diskutuara. 

Karoline Edtstadler: Austria mbështet Ballkanin Perëndimor!

Intervistë me Karoline Edtstadler, Ministre Federale për Bashkimin Evropian, mbi fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Këshilli tani ka vendosur njëzëri të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa muaj më parë, kishte ende një veto nga disa vende. Cila mendoni se është arsyeja që tani të gjitha vendet anëtare të BE janë në favor të hapjes së negociatave? Çfarë kontribuoi në këtë ndryshim të humorit?

Subscribe to