Skip to main content
  • Forum i hapur publik për Javën e BE

    Në datën 10 Maj 2018, në kuadër të Javës Evropiane, Këndi i BE-së në bashkinë Dibër zhvilloi aktivitetin me titull “Zëri im në Planifikimin e Qytetit”.

    Të rinjtë e qytetit të Peshkopisë, të cilët janë pjesë edhe e Forumit Rinor të qyetit, shprehën idetë e tyre rreth mundësive që mund t’u  ofrohen atyre nga admnistrata vendore në lidhje me nismat dhe iniciativat që ata kanë për zhvillimin e qytetit. 

    Gjatë këtij aktiviteti u diskutua rreth qytetarisë aktive dhe se si të rinjtë mund të luajnë një rol më aktiv në jetën sociale, kulturore, dhe sportive të qytetit.

  • Këndi I BE në Diber, I bashkohet trajnimit të skemave mbështetëse të programit IPARD II

    Në datat 24 – 25 Maj Këndi BE Dibër iu bashkua trajnimit 2 ditor rreth skemave mbështetëse të programit IPARD II, organizuar nga CBS, me fokus sipërmarjet në fushën e agrobiznesit  në rajonin e Dibrës. 

    Në këtë trajnim sipërmarësit u informuan mbi financimet alternative që ofrohen nga fondet e BE për fermerët lokalë si dhe procedurat e aplikimit për aksesimin e këtyre fondeve.

  • Këndi i BE në Dibër mer pjesë në panairin rajonal të punës

    Këndi i BE Dibër, në datën 17 Qershor 2017, iu bashkua Panairit Rajonal të Punës,  pjesë e të cilit ishin mësues, nxënes, qytetarë, feremrë, sipërmarës si dhe autoritetet vendore, të cilët shprehën interes rreth Kendin të BE në ëtë qytet, informacioneve dhe mundësive që ai ofron. 

    Gjatë këtij panairi pjesmarrësit u informuan rreth mundësive, emigracionit të parregullt, Erasmus + dhe programit IPARD II, të cilat u mundesuan për të pranishmit nga eksperte vendas të thirur në këtë aktivitet nga Këndi i BE së këtij qyteti. 

  • Takim informues me nxënësit e shkollës së mesme “Miranda Baku”. Gostimë

    Në datën 11 Prill 2018, Këndi i BE në bashkinë Cërrik, zhvilloi një takim informues me nxënësit e shkollës së mesme “Miranda Baku” në fshatin Gostimë të qytetit të Cërrikut.

    Gjatë këtij takimi, nxënësit e klasave të 12 – ta të kësaj shkolle, jo vetëm u  njohën me Këndin e BE që është hapur tashmë në bashkinë Cërrik, rrolin dhe detyrat e tij, por ndoqën një prezantim të gjerë në lidhje me politikat rinore të BE, si dhe programin Erasmus Plus që mbështet shkollimin dhe lëvizshmërinë e të rinjve në vende të ndryshme anëtare të BE. 

  • Takim informues me shoqërinë civile

    Në datën 5 Mars 2018, Këndi i BE, pranë Bashkisë Bulqizë organizoi një sesion informimi me të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë brenda juridiksionit të Bashkisë Bulqizë.

    Ky takim, u thirr me qëllimin për të njohur organizatat me funksionin, mundësitë, dhe programet që ofon BE në kuadër të forcimit të kapaciteteve të Shoqrisë Civile.