Skip to main content
  • Java e Tokës në Durrës

    Në Javën ndërkombëtare të tokës, Këndi i BE në bashkinë Durrës, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës jopublike "Migjeni" organizuan një aktivitet me qëllim mbjellien e sa më shumë pemëve.

    Për rjedhojë, së bashku dhe nën kujdesin e punëtorëve të ndërmarrjes së gjelbërimit të bashkisë së qytetit, të drejtuar nga ekipi I Këndit të BE në këtë qytet, ata mbollën nje sasi të konsiderueshme fidanësh në lagjen Nr 4 të qytetit, duke i dhënë asaj një imazh krejt ndryshe nga ai që ishim mësuar të shihnim deri tani. 

  • Të njohim BE

    Në kuadër të "Javës së Evropës" Këndi i BE-Durrës në bashkëpunim me "Klubin e Juristëve" të Universitetit "Aleksander Moisiu" në këtë qytet, zhvilloi një orë të hapur në shkollën e mesme të përgjtihëshme"Gjergj Kastrioti" me temë " Të njohim institucionet e BE-së". 

  • Java e Evropës

    Në vijim të aktiviteteve në kuadër të "Javës së Evropës", koordinatori lokal për bashkinë Durrës dha një intervistë me fokus promovimin e këndit të BE-së në median lokale.  Intervista pati një impakt që nuk kaloi pa u vënë re duke pasur shumë reagime pozitive.

    Më poshtë gjeni linkun ku mund të dëgjoni dhe intervistën e dhënë:

    https://www.mixcloud.com/PortalDurres/anonim-30-intervist%C3%AB-me-kord…

  • Shpjegimi I thirjes ADRION përgjatë dëgjesës publike në bashkinë e Durrësit

    Më datë 31Maj 2018, Bashkia Durrës zhvilloi dëgjesën publike në kuadër të PBA 2019-2021 për Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit (drejtori kjo e cila ka në përbërjen e saj Sektorin e Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, që shërben edhe si zyra që merret me aplikimin dhe implementimin e projekteve IPA Crossborder dhe Transnacional  që nga viti 2011).

  • Këndi I BE në Durrës mer pjesë në panelin e konferencës shkencore të UAMD

    Më datë 2 qershor, 2018, Departamenti i Drejtësisë në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) organizoi konferencën shkencore me temë: “Miradministrimi si dimension i rëndësishëm në integrimin drejt Bashkimit Europian”.