Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare po implementojnë projektin “Bashkitë për në Evropë”. Ky është një projekt që po implementohet në 61 bashkitë e Shqipërisë, me mbështetjen e 61 koordinatorëve lokal të BE-së. Objektivi i përgjithshëm i projektit është forcimi i kapaciteteve qeverisëse të bashkive në lidhje me çështjet e BE-së, si dhe informimi i qytetarëve shqiptarë dhe administratave lokale në Shqipëri, rreth informacionit në lidhje me BE-në, politikat dhe programet e saj.
Në datën 31 Janar 2018, Këndi I BE në bashkinë Kukës, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit organizuan aktivitetin me temë “Ditës Evropiane të Pemës”.
Qyteti i Kukësit ruan në traditën e lashtë dhe të pasur etnokulturore të tij, kultin e Pemës, të cilin e ka veshur me domethënie të veçanta dhe me një simbolikë të pasur e cila përcjell njerëzit dhe shoqërinë në aktivitetet më të rëndësishëm të jetës së tyre.