Projekti i financuar nga BE-ja “Bashkitë për në Evropë” zhvilloi sot në Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë një ditë pune për rrjetëzimin me 61 koordinatorët vendorë të BE-së që janë vendosur në secilën bashki të vendit kandidat. Roli që koordinatorët vendorë kanë në komunikimin e Evropës në nivel vendor, duke sjellë informacion të vlefshëm direkt tek qytetarët e bashkisë së tyre dhe funksionimi i Zyrave lokale të BE-së, ishin ndër temat e diskutuara gjatë një dite të gjatë trajnimi. Duke ju drejtuar seminarit, Kreu i Delegacionit të BE, Romana Vlahutin, kujtoi se asgjë nuk do të ndryshojë për Shqipërinë ditën kur vendi do të bashkohet me BE-në, pasi gjithçka do të ketë ndryshuar tashmë më parë. "Unë besoj se qeverisja vendore, duke qenë më afër nevojave dhe dëshirave reale të qytetarëve, është vendi ku ndodhin ndryshimet e vërteta. Dhe me këtë projekt ne do t'ju ndihmojmë të jeni pjesë e këtij ndryshimi", u tha Ambasadorja e BE-së pjesëmarrësve nga e gjithë Shqipëria.