Skip to main content
Submitted by admin on 10 February 2018

Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare po implementojnë projektin “Bashkitë për në Evropë”. Ky është një projekt që po implementohet në 61 bashkitë e Shqipërisë, me mbështetjen e 61 koordinatorëve lokal të BE-së. Objektivi i përgjithshëm i projektit është forcimi i kapaciteteve qeverisëse të bashkive në lidhje me çështjet e BE-së, si dhe informimi i qytetarëve shqiptarë dhe administratave lokale në Shqipëri, rreth informacionit në lidhje me BE-në, politikat dhe programet e saj. Këndi i BE-së (EU desk) është një instrument i aksesueshëm dhe funksional në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë, i mundësuar nga projekti “Bashkitë për në Evropë”. Këndi i BE-së shërben si urë lidhëse e pushtet vendor me atë qendror, është gjithashtu pikë kontakti mes pushteti lokal dhe qytetarëve. Mbi të gjitha Këndi i BE-së ka të bëjë me përqasjen e BE-së ne nivel lokal.