Skip to main content

Përgjatë muajit Shtator 2017, ekipi i projektit Bashkitë për në Evropë, si dhe Z. Orlando Fusco, Menaxheri i Programit për Qeverisjen e Mirë pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, po realizojnë disa takime në një pjesë të madhe të Bashkive Shqiptare, me qëllim prezantimin e projektit në Njësitë e Qeverisjes Vendore, si dhe realizimin e një analize të detajuar të gjendjes aktuale të Bashkive, të cilat, bazuar mbi Memorandumin e Mirëkuptimit mes kryebashkiakëve dhe anëtarëve të qeverisë shqiptare, do të duhet të emërojnë nga strukturat e tyre të brendëshme një punonjës i cili do të luajë rrolin e Koordinatorit të BE –së pranë secilës bashki. 

Ndërkohë, përveç rrolit që do të kryejë Koordinatori vendor i BE –së në lidhje me projektin, ekipi i projektit po identifikon edhe ambjentet e përshtatëshme që secila Bashki në Shqipëri, do të duhet të vendosë në dispozicion të projektit, me qëllim hapjen e Këndit të BE në njësitë e tyre të qeverisjes vendore, zyra këto të cilat do të administrohen nga koordinatori vendor I BE – së ne çdo bashki.    

Ky projekt, pritet të jetë i dobishëm për të sjellë më pranë qytetarëve shqiptarë dhe administratave vendore më shumë informacion mbi BE-në, politikat dhe programet e saj. Ndërsa fokusi do të jetë sigurimi i njohurive mbi BE-në, veçanërisht si të rritet kapaciteti përthithës i autoriteteve të qeverisjes vendore në Shqipëri për fondet dhe programet evropiane.

Projekti parashikon gjithashtu të realizojë disa aktivitete që synojnë të lehtësojnë ndërlidhjen dhe ndarjen e përvojave mes bashkive dhe dialogun me qeverinë qendrore dhe Delegacionin e BE-së.