Skip to main content
  • Takim informues me nxënës së shkollave të mesme mbi karrierën dhe programin e BE – Erasmus Plus

    Në datën 13 Mars 2018, Këndi i BE pranë bashkisë Bulqizë, organizoi një takim informues me maturantët e shkollave të mesme të qytetit të Bulqizës, në lidhje me Programin Erasmus Plus të Komisionit Evropian si dhe mbi orientimin e karrierës brenda vendit.

    Në këtë takim morën pjesë shumë maturantë nga këto shkolla.

  • Takim informues më nxënës së shkollave të mesme

    Ditën e premte, në datën 6 Prill 2018, Koordinatori i Këndit të BE në Bashkinë e Bulqizës, realizoi një takim me nxënësit më aktivë të shkollës së mesme të përgjithëshme të qytetit. 

    Ky takim, vjen në kuadrin e një sërë nismash që po projektohen për tu ndërmarrë në këtë qytet, me qëllimin për ta bërë sa më aktiv dhe ndërveprues komunitetin.

  • Trajnim dy ditor me të rinj të shkollave të mesme

    Në datën 27 dhe 28 Prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë e Bulqizës, organizoi një trajnim 2 ditor me të rinjtë e këtij qyteti  temë : m”Qytetaria Aktive dhe modeli evropian i saj”.

    Në këtë trajnim morën pjesë gjithsesj 25 nxënës nga shkolla të mesme të bashkisë Bulqizë si edhe aktivistë të tjerë që angazhohen në komunitet mbi këtë temë në qytet. 

  • Prezantimi i programit COSME dhe Horizon 2020

    Në datën 22 Maj 2018, Koordinatori i Këndit të BE në Bashkinë e Bulqizës, ishtë i ftuar nga Shkolla profesionale e këtij qyteti për të prezantuar mundësitë e financimit nga ana e programeve të BE për binzeset e vogla dhe ato të mesme 

    Ky prezantim në formë leksioni u zhvillua në një nga auditoret e Shkollës profesionale Bulqizë, dhe konkretisht në Kursin “Menaxhim Binzesi”.

    Pjesëmarrës, ishin të gjithë studentët e këtij kursi, trajnuesit e kurseve, dhe përfaqësues nga Zyra e Punës Bulqizë, prej nga varet edhe kjo shkollë profesinale.

  • Shpjegimi i fondeve dhe programeve të BE

    Në datën 17 Prill 2018, Këndi i BE-së në Bashkinë Belsh organizoi një takim informues në lidhje me programet dhe fondet e Bashkimit Evropian, me strukturat e brendëshme të kësaj bashkie; Drejtoria e Bujqësisë, Drejtora e Urbanistikës, Drejtoria e Turizmit dhe ajo e Kulturës. 

    Gjatë këtij takimi informues, të pranishmit patën rastin të marin një informacion të gjerë në lidhje me programin IPA ( faza e dytë), si dhe programet e ndryshme evropiane ( Horizon 2020, COSME, Evropa për qytetarët) në të cilat vendi ynë mer pjesë me të drejta të plota,