Në datën 13 Mars 2018, Këndi i BE pranë bashkisë Bulqizë, organizoi një takim informues me maturantët e shkollave të mesme të qytetit të Bulqizës, në lidhje me Programin Erasmus Plus të Komisionit Evropian si dhe mbi orientimin e karrierës brenda vendit.
Në këtë takim morën pjesë shumë maturantë nga këto shkolla.
E ftuar në këtë sesion informimi me maturantët ishte gjithashtu Znj. Miranda Spahiu, pedagoge në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, e cila mbajti një bashkëbisedim me këta maturantë rreth mënyrës së orinetimit më mirë në zgjedhjen e degëve universitare të tyre, me qëllim përgatitjen për një punësim sa më të duhur dhe me të përshtatëshëm Brenda dhe jashtë vendit.