Skip to main content

Në datën 18 Qershor 2018 në Sallën e Konferencave të Bashkisë Berat u zhvillua aktiviteti hapës i Kampit “Trashëgimi+” , aktivitet që këtë vit organizohet nga Bashkia Berat me mbështetjen e Projektit ‘’Bashkitë për Europë’’. Ky aktivitetet vjen në sinergji me partnerë të tjerë të rëndësishëm si : Korpusi i Amerikan i Paqes, Qendra e Artizanatit Margarita, Shkolla e Mesme Profesionale ‘’ Kristo Isak’’ dhe Organizata Trashegimia Kulturore pa Kufij.

Në takim hapës të këtij kampi, morën pjesë 60 pjesëmarrës, nga të cilët : përfaqësues të Bashkisë Berat, Shoqëria Civile e rajonit të Beratit , përfaqësuës të partnerëve organizatorë si dhe 25 të rinjtë e përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë Kamp.

Hapja e Kampit për restaurimin e trashëgimisë kulturore në qytetin e Beratit, si një event i ravijëzuar edhe në kuadër të Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore, u përshendet përzëmersisht nga Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri  si dhe Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj. 

Gjatë aktivitetit pati një diskutim interaktiv ndërmjet të rinjve dhe Ambasadores Vlahutin dhe Kryebashkiakut Sinaj  mbi rolin e  trashëgimisë në shërbim të zhvillimit të turizmit si dhe në funksion të ruajtjes dhe promovimit të kulturës.  Pjesëmarrësit u angazhuan në një diskutim të hapur në lidhje me nevojat dhe sfidat që paraqet trashëgimia kulturore, ruajtja e saj si dhe përçimi te brezat e rinj. Gjithashtu gjatë diskutimit, te rinjte dhe përfaqësuesit e Shoqërise Civile dhanë sugjerime dhe mendime në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës turistike në qytet. 

Qëllimi i Kampit i cili do të organizohet për një periudhë dy javore (18- 30 Qershor), është angazhimi dhe aktivizimi rinor në fushën e zejeve dhe traditave kulturore të qytetit të Beratit dhe në fushën e turizmit kulturor. Për dy javë me radhë, të rinjtë pjesëmarrës do të kenë mundësi të njohin nga afër dhe të praktikojnë disa nga aktivitetet tradicionale të qytetit, si dru gdhendje, gur gdhendje, qëndistari, valle popullore, njohja dhe vizatimi i afreskëve, kopshtari, gatime tradicionale, guida turistike etj. 

Nëse dëshëroni të njihni më shumë rreth aktiviteteve të këtij kampi, ju lutemi vizitoni faqen facebook në median sociale të hapur enkas për të në:

https://www.facebook.com/groups/kampitrashegimi2018/?notif_id=1530549877690163&notif_t=group_r2j_approved