Tiranë 22.23 Maj 2018
Projekti Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendëshme, organizoi në datat 22 dhe 23 Maj 2018, një trainim dy ditor me drejtuesit e Këndeve të BE -së në bashkitë e vendit, mbi fuqizimin e kapaciteteve te pushtetit vendor në lidhje me integrimin Evropian.
Ky trainim u ofruar nga ekspertë të programit TAIEX “Technical Assistance and Information Exchange instrument of the European Commission” – “Instrumenti i Asisencës Teknike dhe Informimit të Komisionit Evropian”
Gjatë këtij takimi, në fjalën e tij, Z. Orlandi Fusco, Drejtuesi I Programit për Qeverisjen e Mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë u shpreh : Është thelbësore që të sigurojmë një vazhdimësi të gjetjeve dhe rezultateve të proçesit të raportimit të realizuar nga projekti “Bashkitë për në Evropë”. Ai raport na bëri të qartë të gjithëve, se sa të rëndësishme janë bashkitë për zhvillimin e Shqipërisë. Ka shumë gjëra që bashkitë mund ti bëjnë vetë. Në radhë të pare, Ju duhet të shihni se ku qendron bashkua juaj, e më pas të bëni përmirësime të cilat do të mund të indentifikohen në raportin e radhës.