Skip to main content

Në datat 17-18 nëntor 2022, në qytetin e Beratit, është zhvilluar Workshop-i tjetër 2-ditor i TAIEX, “Mbështetje për Pushtetin Lokal për t'u përgatitur dhe për të zbutur rreziqet e shumëfishta”. 
Takimi i radhës është zhvilluar me përfaqësues të sektorëve dhe drejtorive të Mbrojtjes Civile të bashkive të jugut të Shqipërisë.
Workshop-i është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe Agjencinë për Mbështjetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe është mbështetur nga “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe ASPA.
Ekspertët e TAIEX nga Italia, Z. Agostino Goretti, Ekspert sizmik i DRM, Mbrojtja Civile Itali, Z. Marco Massabò, Ekspert i DRM për përmbytjen, Fondacioni Cima (Itali) dhe Znj. Marina Trentin, eksperte për Rimëkëmbjen dhe Përshtatjen kanë ndarë njohuritë e tyre mbi përgatitjet dhe zbutjen e fatkeqësive natyrore, si përmbytjet, tërmetet, thatësirat dhe valët e të nxehtit.
Në aktivitet ka qenë e pranishme Znj. Adisa Bala, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si bashkëdrejtuese e Ëorkshop-t.
Workshopi është zhvilluar edhe në formën e shkëmbimit të eksperiencave me përfaqësuesit e sektorëve dhe drejtorive që mbulojnë emergjencat civile në organet e qeverisjes vendore.
Seanca e parë e Ëorkshopit u mbajt në Shkodër, me bashkitë e veriut të Shqipërisë, në datat 14-15 Nëntor 2022.