Skip to main content
Submitted by admin on 16 October 2018

Në datën 17 Prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë Kuçovë organizoi një takim mbi barazinë gjinore me femijët/të rinjtë e projektit Underadio.

Gjatë këtij takimi, të rinjte u njohën nga Koordinatori Lokal i BE në këtë bashki, mbi terminolohjinë; barazi gjinore, dhunë ndaj grave, integrimin gjinor. Të rinjve iu bë një përshkrim i detajuar i Axhendëssë Barazisë Gjinore të Bashkimit Evropian.

Gjatë pjesës së dytë të takimit. të rinjtë u ndanë në grupe pune ku diskutuan për problematikat e barazisë gjinore në familje, shkollë dhe komunitet në të cilat ata jetojnë. Më pas, këto problematika ata i prezantuan para gjithë grupit. Gjatë prezantimeve pati diskutime të shumta në të cilat të rinjtë dhanë dhe sugjerimet e tyre.