Skip to main content

Në datat 14-15 nëntor 2022, në Shkodër është zhvilluar Workshop-i 2-ditor i TAIEX, me temë “Mbështetje për Pushtetin Lokal për t'u përgatitur dhe për të zbutur rreziqet e shumëfishta”.
Workshop-i është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe Agjencinë për Mbështjetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe është mbështetur nga “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe ASPA.
Qëllimi i Workshopit është që të ndajë me përfaqësuesit e bashkive shqiptare përvojën e praktikave më të mira të BE-së për menaxhimin e integruar të rrezikut nga fatkeqësitë dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshmërisë me një qasje të harmonizuar dhe koherente ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal të qeverisjes.
Gjatë kohëzgjatjes 2-ditore të Workshopit, janë trajtuar çështje kritike të rëndësishme si për shembull se si të mbahet në funksion qeveria dhe shërbimet thelbësore në kohë krize, si të realizohet strehimi i përkohshëm ose si të rivendoset aktiviteti thelbësor ekonomik.
Ekspertët e TAIEX nga Italia, Z. Agostino Goretti, Ekspert sizmik i DRM, Mbrojtja Civile Itali, Z. Marco Massabò, Ekspert i DRM për përmbytjen, Fondacioni Cima (Itali) dhe Znj. Marina Trentin, eksperte për Rimëkëmbjen dhe Përshtatjen kanë ndarë njohuritë e tyre mbi përgatitjet dhe zbutjen e fatkeqësive natyrore, si përmbytjet, tërmetet, thatësirat dhe valët e të nxehtit.
Në aktivitet kanë qenë të pranishëm Z. Gersi Çabiri, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Znj. Adisa Bala, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si bashkëdrejtuese e Workshop-t.
Përveç ndarjes së njohurive të ekspertëve, Ëorkshopi është zhvilluar edhe në formën e shkëmbimit të eksperiencave me përfaqësuesit e sektorëve dhe drejtorive që mbulojnë emergjencat civile në organiet e qeverisjes vendore (grupi i parë, me përfaqësues të bashkive të veriut të Shqipërisë).
Seanca e radhës 2-ditore do të mbahet në Berat, në datat 17-18 nëntor 2022.