Skip to main content
Submitted by admin on 8 January 2019

Kendi i BE në bashkinë Mirditë, organizoi në datat 26-28 Dhjetor 2017 një Program 3-ditor me temë:"Mësojmë për Bashkimin Evropian" me të rinj dhe të reja të shkollës së mesme të përgjithëshme të qytetit të Rrëshenit.
Gjatë këtij aktiviteti, Koordinatorja e Këndit të BE-së në Mirditë, bëri një prezantim të shkurtër rreth funksionimit të Këndit të BE në këtë qytet si dhe shërbimeve dhe mundësive që ofron ky kënd në varësi të nevojave e interesave të të rinjve. 
Gjithashtu Znj.Daçi, së bashku me Zv. Koordinatoren Borana Pepa, bëri një prezantim në lidhje me Bashkimin Evropian, historikun e tij, që prej krijimit deri në ditët e sotme, strukturat e BE-së si dhe institucionet më të rëndësishme të saj. 
Njëkohësisht gjatë këtij takimi, nxënëseve, iu dha një informacion i përgjithshëm mbi programet e edukimit dhe të trajnimit të Bashkimit Evropian, të vlefshme për grup – moshën e tyre. 
Takimi vazhdoi me një seksion pyetjesh dhe përgjigjesh, në formë konkursi mes 2 grupeve, duke testuar kështu njohuritë e nxënësve mbi datat e rëndësishme, strukturën dhe historinë e Bashkimit Evropian.