Në kuadër të Javës së Europës 2019, Këndi i BE-së pranë Bashkisë Finiq që menaxhohet nga Drejtoria e Arsim-Kulturës, Turizmit, Mjedisit dhe Programeve të BE-së, në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave respektive, organizoi konkursin “BE – Një mundësi për të rinjtë” midis dy shkollave 9-vjeçare në territorin e bashkisë, shkollës së Finiqit dhe asaj të Mesopotamit.
Nxënësit e shkollave, me ndihmën e mësueseve të lëndëve të historisë dhe gjeografisë, ishin përgatitur në mënyre serioze dhe demonstruan njohuri të shkëlqyera për institucionet e BE-së, historikun e tij që prej krijimit dhe fazat e ndryshme të zgjerimit, si edhe për mundësitë që do të krijohen për shtetasit shqiptarë nga integrimi i vendit tonë në union.
Në fund të aktivitetit u shpërndanë çertifikata pjesëmarrjeje për nxënësit dhe mësuesit e angazhuar.