Ditën e premte, datë 29 shtator 2023, Projekti “Bashkitë për në Evropë”, në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, “Beyond Barriers”, “Salto”, “Europe Goes Local”, ka organizuar Ditën Informuese me temë “Fuqizimi i të Rinjve në Nivel Vendor: Të afrojmë Bashkitë Shqiptare me Mundësitë në Nivel Evropian”.
Aktiviteti është organizuar me pjesëtarë të stafeve të Njësive të Integrimit Evropian në bashkitë e Shqipërisë.
Të pranishmit janë përshëndetur nga drejtuesja e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, znj. Jolanda Trebicka, e cila ka bërë gjithashtu prezantimin e Anketimit të AMVV-së për Bashkëpunimin Ndërbashkiak në kuadrin e Strategjisë së Decentralizimit 2023 – 2030, si edhe prezantimin e pyetësorit dhe procesit të mbledhjes së të dhënave.
Z. Dragan Atanasov- Koordinator, SALTO SEE EGL ka bërë një prezantim në lidhje me zhvillimin e cilësisë dhe standardeve në punën rinore evropiane, duke folur konkretisht për praktikën e qendrave rinore në Maqedoninë e Veriut. Prezantimi I tij është shoqëruar me një seancë pyetje-përgjigjesh me përfaqësuesit e Njësive të Integrimit.
Znj. Ana Mullanji, BBA, Pika e Kontaktit për Erasmus+ dhe ESC në Shqipëri ka bërë një prezantim të partneritetit strategjik “Europe Goes Local”, ndërkohë që me shembuj konkretë ka shpjeguar se si mund të angazhohen dhe përfitojnë bashkitë prej këtij partneriteti, bashkë me mënyrën e përdorimit të Platformës ËORKVIVO. Po kështu, Znj. Mullanji ka folur për përdorimin e sinergjisë së nismave të Erasmus + dhe European Solidarity Corps, si një mënyrë për të patur më shumë angazhim dhe zhvillim të kapaciteteve rinore në Shqipëri.
Drejtuesja e BpE, Znj. Jolanda Trebicka I është rikthyer shembujve konkretë të Qendrave Rinore Multifunksionale, të cilat kanë patur mbështetjen e vazhdueshme të Projektit “Bashkitë për në Evropë”, si dhe eksperiencës së suksesshme të shndërrimit të tyre në nyje për fuqizimin e të rinjve dhe kohezionit në komunitetet e bashkive tona.
Ndërsa Znj. Dafina Peci, nga Kongresi Rinor Kombëtar, ka folir mbi promovimin e punës rinore nëpërmjet sipërmarrjeve bashkëpunuese, dhe konkretisht rolin e Kongresit Rinor Kombëtar në formimin e liderëve të së ardhmes.