Skip to main content

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), në bashkëpunim me “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe projektin “Financat Lokale”, kanë filluar serinë e trajnimeve me temë “Drejtimi i suksesshëm dhe menaxhimi i ndryshimit”!
Në datat 2-3 nëntor 2022, përfaqësues të trupës së menaxhimit të lartë të institucioneve të qeverisjes vendore, ishin pjesë e modulit të parë, të këtij programi, i cili përbëhet nga 5 module.
“Kuptimi në praktikë i drejtimit dhe rolit drejtues, si dhe drejtimi e menaxhimi i ndryshimit”, ishin temat e trajtuara gjatë modulit të parë.
Programi përbëhet nga 10 tema që do të jenë të grupuara në 5 module. Çdo modul do të trajtohet në një trajnim 2-3 ditor. 
Moduli i dytë: 16-17 Nëntor 2022;
Moduli i tretë dhe i katërt (pjesa e parë): 30 Nëntor-1-2 Dhjetor 2022;
Moduli katërt (pjesa e dytë) dhe i pestë: 13-14-15 Dhjetor 2022.