Në datën 23 Maj 2018 koordinatorja e Këndit të BE-së në bashkinë Klos, organizoi një aktivitet në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të qytetit.
Në fillim të aktivitetit u prezantua Këndi i BE në këtë qytet. Prezantimi shërbeu si një fillesë njohurish në lidhje me mënyrën e trajtimit të personave më aftësi të kufizuara në territorin e vendeve anëtare të bashkimit Evropian si dhe mundësitë që të verbërit me shikim të munguar tërëssiht apo të pjesëshëm kanë në këto vende.
Pjesë e këtij takimi u bë gjithashtu edhe pjesmarja e kësaj shoqate në organizimin “Bashkimi Europian i të Verbëve” e cila është e vetmja organizatë që pëfaqëson interesat e të verbëve dhe atyre me shikim të pjesshëm në Evropë.
Takimi pati si qëllim dhënien e njohurive të duhura personave me aftësi të kufizuara në lidhje me gjithëpërfshirjen sociale su dhe mundësitë e barabarta për personat e verbër dhe me shikim të pjesshëm për të marrë pjesë plotësisht në të gjtha aspektet e jetës shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike.