Në Pogradec, projekti Bashkitë për në Evropë, realizoi fazën tretë dhe përfundimtare të ciklit të trainimeve mbi komunikimin për Koordinatorët vendorë të Këndeve të BE, të hapura tashmë në 61 bashkitë e Shqipërisë.
Sesionet e mëparëshme të këtij trainimi, janë mbajtur në qytetin e Lezhës dhe atë të Gjirokastrës. Në këto trainime të gjithë koordinatorët vendor të BE, janë kualifikuar për rrolin e Këndeve të BE në bashkitë e tyre, aftësitë e komunikimit me qëllim që të komunikojnë në mënyrë të frutëshme me administratën vendore të bashkisë së tyre, qytetaret, komunitetet e ndryshme të biznesit, shoqërinë civile, median e tyre vendore, të rinjtë, etj…. Gjatë trainimit në qytetin Lezhës, koordinatorët patën gjithashtu mundësinë të njohin një praktikë evropiane si të aksesojmë fondet dhe programet evropiane. nga zyra “Europe Direct” e qytetit të Barit. Itali.
Në sesionin e Pogradecit, Menaxheri i Programit për Qeverisjen e Mirë në Delegacionin e BE, Z. Orlando Fusco, i cili mori pjesë aktive përgjatë gjithë trainimit tha : “Bashkitë dhe komunitetet vendore mund të kthehen në motorrë pozitive për rrugën e Shqipërisë drejt BE.
Projekti Bashkitë për në Evropë, është i veçantë në llojin e tij, pasi iu ofron Bashkive të Shqipërisë njohuri dhe aftësi për të aplikuar për Fondet e BE, si dhe njuri për të përçuar informacion cilësor në lidhje me BE ndaj qytetarit të thjeshtë dhe administratorëve publike në secilen Njësi të Qeverisjes Vendore në Shqipëri.