Skip to main content
Submitted by admin on 8 January 2019

Këndi i BE në Bashkinë Librazhd, në bashkëpunim me dy vullnetarë të Korpusit të Paqes, organizoi më datë 17 prill 2018, një sesion informimi në formë bashkëbisedimi me një grup nxënësish të klasave të katërta të shkollës 9-vjeçare “ Genc Leka” të këtij qyteti.
Ky takim me temë “Të njohim Nashkimin Evropian” kishte në qendër të vëmëndjes, dhënien e një informacioni sa me të zgjedhurar rrteh BE, vendeve anëtare të saj si dhe raporti i Bashkimit Evropian me Shqipërinë, procesi i anëtarësimit të saj. 
Në fund të takimit, mësuesit e kësaj shkolle shprehën interesin e bashkëpunimit në të ardhmen me Këndin e BE, edhe në fushën e përmirësimit të bazës materiale shkollore në lidhje me informacionin mbi BE, si dhe vijimin e këtyre takimeve informuese edhe me nxënës të klasave të tjera po të kësaj shkolle por edhe me shkolla të të tjera të qytetit.