Skip to main content

Më datën 14 Shtator 2018 Këndi i BE-së dhe stafi i Bashkisë Kurbin realizoi aktivitetin me tematikë "Promovimi i produkteve lokale dhe tradicionale të zonës së Kurbinit” në ambjentet e sheshit “Gjin Pjetri” në qytetin e Laçit. Qëllimi panairit ishtë promovimi i bizneseve dhe prodhimet e ndryshme të cilët promovuan gjatë aktivitetit, prodhimet agro-bujqësore, të etnografise kulturore, si dhe kulinarinë Kurbinase

Si pjesë e aktivitetit ishte dhe "Forumi me fermerët dhe SME-te e zonës së Kurbinit”,qëllimi i të cilit  ishte të mblidhte së bashku fermerët, bizneset lokale, autoritetet vendore, autoritetet qëndrore dhe grupet e tjera të interesit për të diskutuar në lidhje me mundësitë që ofrohen nga BE-ja dhe vende anëtare të saj nëpërmjet programeve të financimit.  

Në forum ishin të pranishëm përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Tiranë z. Llazar Korra; përfaqësuesi i Agjensisë Italiane të Tregtisë z. Edgar Gjinaj ,si dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Violeta Bakalli, të cilët ndanë informacione të rëndësishme me pjesëmarrësit e forumit në lidhje me mundësitë që ofron  Bashkimi Evropian apo Agjensia Italiane e Tregtisë për prodhuesit vendor. Gjithashtu u prezantua Skema e Granteve nga Programi i BE-se IPARD II 2014 – 2020 “Për Zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor në Shqipëri”. Gjatë diskutimit kishte pyetje, u ndanë pikëpamje të ndryshme nga pjesëmarrësit, të cilët parashtruan edhe sfidat që ata kanë për të aksesuar fondet që ofron BE-ja nëpërmjet programeve të saj. Një nga problemet e ngritura nga operatorët e agro-biznesit që morën pjesë në forum ishte vështirësia për përgatitjen e dokumentacionit, apo problem i origjinës që duhet të kenë makineritë dhe pajisjet që blihen nga vendet anëtare të BE-së. Përfaqësuesi i Delegacionit Europian Z.Korra dhe përfaqësuesi i  Agjensisë Italiane të Tregtisë Z.Gjinaj shpjeguan natyrën e granteve të BE-se dhe vendeve anetare si dhe parimin kontribuesve europiane si taksa-pagues.

Problematikat e mëdha që kanë fermerët dhe operatorët e agro-bizneseit në këto zona lidhen me mbështetjen financiare, por edhe teknike që të përmbushin siç duhet standartet e cilësisë që mundësojnë aksesin e produkteve të tyre në tregjet europiane.

Ky aktivitet u realizua në bashkepunim edhe me degën e World Vision, Kurbin