Në kuadër të Javës së Europës 2019, Njësia për Integrimin Europian dhe Ndihmën e Huaj pranë Bashkisë Patos, në bashkëpunim me sektorin e Trashëgimisë Kulturore dhe shkollën 9-vjeçare “Sadush Dervishi”, kanë realizuar në fshatin Siqecë të Njësisë Administrative Ruzhdie, aktivitetin me temë: "Trashëgimia kulturore, materiale dhe shpirtërore, pasaporta drejt Europës”.
Në 1 Prill, 2019 Projekti “Bashkitë për në Evropë”, prezantoi Fazën e II-të të tij përmes Takimit të parë Koordinues me 61 Njësitë e Integrimit Evropian/Koordinatorët në Nivel Vendor. Ky takim pune u organizua në formën e një bashkëbisedimi dhe hedhje idesh, duke zyrtarizuar procesin e Fazës së Vlerësimit Paraprak/Inception për këtë mandat të dytë të Projektit.
Në datën 29 Janar 2019, Njësia e Integrimit të BE-së në Bashkinë Pogradec në bashkëpunim me Ministrine e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Organizatën ‘Përtej Barrierave’, Pikë Kontakti për Programin Erasmus+ Youth in Action në Shqipëri si dhe European Solidarity Corpse (Trupat e Solidaritetit Evropian), organizuan një Ditë Informuese për të Rinjtë në lidhje me “Mundësitë për të Përfituar nga Programet e Bashkimit Evropian”.