Skip to main content

Këndi i Bashkimit Europian në Bashkinë Përmet organizoi gjatë muajit Korrik dhe Gusht një sërë aktivitetesh me 20 nxënësit anëtarë të Klubit Veror të BE. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte të mësonin rreth BE-së duke u argëtuar, duke shkëmbyer eksperienca dhe me anë të aktiviteteve në natyrë, të cilat përfshinë:

  • Gjatë aktivitetit të parë, i cili ishte edhe takimi hapës, u diskutua rreth mundësive për të përfituar nga programi Youth i Eramsus Plus nëpërmjet pjesëmarrjes në shkëmbimin rinor dhe shërbimin vullnetar Europian. Foto: http://www.bashkiapermet.gov.al/?p=2880
  • Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Miqësisë, më 17 korrik, anëtarët e Klubit Veror të BE vizituan Këndin e BE të Bashkisë fqinje, Këlcyrës. Më pas me anë të disa ushtrimeve argëtuese ata mësuan më shumë për rëndësinë dhe mbrojtjen e burimeve natyrore që na rrethojnë. Foto: http://www.bashkiapermet.gov.al/?p=3032
  • Aktiviteti i rradhës i Klubit Veror të BE ishte një vizitë tek zjarrëfiksja e qytetit. Përgjegjësi i zjarrëfikësve u shpjegoi për punën e tyre dhe  rregullat që duhen ndjekur në rastin e rënies së një zjarri. Foto: http://www.bashkiapermet.gov.al/?p=3043
  • Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve u zhvillua një aktivitet në Bënjë. Nxënësit  mësuan për rregullat e sigurisë para se të eksplororin Kanionin e Lëngaricës dhe iu shpjegua kuptimi i kësaj dite dhe u zhvillua një leksion për fuqinë e të rinjve për të sjellë ndryshim. 
  • Aktiviteti i fundit i Klubit Veror ishte një vizitë në Parkun Kombëtar të Hotovës. Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura u shpjeguan pjesëmarrësve për punën e tyre, florën dhe faunën e Parkut. Një theks të vecantë në leksion iu kushtua rëndësisë së mbrojtjes së ekosistemit të zonave të mbrojtura. Foto: http://www.bashkiapermet.gov.al/?p=3056
  • Një aktivitet i rëndësishëm ishte edhe realizmi i një video ndërgjegjësuese me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Video: http://www.bashkiapermet.gov.al/?p=2925

Për këta të rinj kjo ishte një eksperiencë për tu socializuar, mësuar dhe diskutuar për tema të rëndësishme të BE si kultura, sporti dhe arsimi.