Bushat. 6 Maj 2018
Bashkia e Vaut të Dejës në bashkëpunim me Këndin e BE së pranë kësaj bashkie, organizuan në Bushat aktivitet “Agro Trade Bushati”, i cili prej më shumë se 10 vitesh është kthyer në një qendër reference për shumë prodhues agro bujqësorë të zonës së Shkodrës, por edhe me gjerë.
Ky aktivitet mbahet gjithashtu në kuadwr të festës lokale “Dita e Luleve” e cila është një traditë e lashtë të kësaj krahine.
Gjatë këtij aktiviteti, morën fjalën të ftuar të ndryshëm nga pushteti vendor, ai qëndror si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të cilët vunë theksin tek nevoja që ka zona e nën Shkodrës për investime të mëtejëshme në fushën e ruajties dhe kultivimit të traditës së produkteve agro bujqësore si dhe tek mirëmbajtia e tokës dhe e mjedisit në këtë rajon të Shqipërisë.
“Agro Trade Bushati”, është konsideruar të jetë një prej aktiviteteve promocionale të produkteve bujqësore nga më të rëndësishmit në rajon, në të cilin marin pjesë jo vetëm aktorët lokalë por edhe prodhues dhe përfaqësues nga bota e agrobiznesit që vijnë nga rajoni dhe më gjerë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte jo vetëm paraqitja e produkeve cilësore bujqësore të zonës, por njëkohësisht edhe prezantimi i operatorëve të ndryshëm ndërkombëtarë me këto produkte me qëllim realizimin e marëveshjeve të ndryshme për eksportim e tyre jashtë territorit Shqiptar.
Ky aktivitet sakaq, mori vëmendjen e të gjithë qytetarëve të bashkisë së Vaut të Dejës, të cilët patën mundësinë të kalojnë një ditë festive nën tingujt muzikorë të grupeve artistike të rajonit të Shkodrës të cilët dhanë një koncert me këtë rast.