U mbajt sot në Cërrik, një aktivitet promovues i ditës ndërkombëtare të Tokës, duke sjellë në vëmendje të qytetarëve por edhe të strukturave të ndryshme qëndrore dhe vendore, rëndësinë që ka ruajtia e mjedisit dhe menaxhimi i mirë I tokës, në këtë pjesë të Shqipërisë, të konsideruar tejet të frytëshme dhe të pasur me kultura të ndryshme.
Ky aktivitet i realizuar nga Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë” si dhe nën vëmendjen e këndit të BE në qytetin e Cërrikut, u fokusua tek rëndësia që ka për rajonin e Cërrikut mirëpërdorimi dhe ruajtia e tokës.
Z.Altin Toska, kryetari i Bashkisë, gjatë fjalës së tij përshëndetëse nënvizoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për ruajtien e mjedisit, ndërsa Z. Maksim Malaj, perfekti i qarkut të Elbasanit, foli mbi përpjekiet për koordinimin e punëve midis bashkisë Cërrik dhe autoriteteve qëndrore në lidhje me shfrytëzimin e tokës për kulturat tradicionale bujqësore të zonës,
Në pjesën e dytë, aktiviteti vijoi me një punishte pikture të organizuar me fëmijë nga artisti Kosta Zhonga. Gjatë kësaj pjese të ditës fëmijët patën mundësi që me ndihmën e artistit të krijojnë objekte zbavitëse dhe lojëra me materiale të riciklueshme.
Dita Ndërkombëtare e Tokës është një ngjarje mbarë botërore e cila përkujtohet në shumë vende të ndryshme me forma të larmishme aktivitetesh. BE i kushton kësaj dite nje vëmendje të theksuar, ndaj dhe evenimenti i mësipërm, i zbatuar nga projekti Bashkitë për në Evropë dhe këndi i BE Cërrik, vjen si rrjedhojë e kësaj vëmendje.