Skip to main content

Me rastin e Ditës së Tokës, Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me Projektin” Bashkitë për Evropë” organizuan EkspoForumin “Promovimi dhe cilësia e produkteve lokale”.  Ky forum mblodhi së bashku fermerët, bizneset lokale, autoritetet vendore, autoritetet qëndore dhe grupet e tjera të interesit për të diskutuar në lidhje me vështirësitë dhe sfidat që duhet të kenë parasysh prodhuesit lokalë para se të bëhen pjesë e tregut europian.

Këtë aktivitet u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Përmet; Z. Fusco- Menaxheri i Programit për Qeverisjen e Mirë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri; Z. Tolios- Konsulli grek në Gjirokastër dhe Z. Murati- Drejtor i Agjensisë për Vetqeverisjen Vendore.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i Delegacionit Europian Z. Orlando Fusko përmendi se Bujqësia, siguria ushqimore, zhvillimi rural janë vendimtare për Bashkimin Evropian. Me 52% të territorit të BE-së të klasifikuar si kryesisht rurale, më shumë se 170 milionë hektarë tokë bujqësore dhe 113 milion njerëz (gati një e katërta e popullsisë së BE-së) që jetojnë në zonat rurale, Politika e Përbashkët Bujqësore përfaqëson një nga pjesët më të mëdha të shpenzimeve nga buxheti i BE. Ai theksoi se Programi IPARD së shpejti do të fillojë të ofrojë një mbështetje të konsiderueshme për bujqësinë shqiptare. Buxheti prej 71 milion euro sipas IPARD është siguruar për fermerët dhe agrobizneset shqiptare, për të përmirësuar pronat e tyre bujqësore, për të diversifikuar aktivitetet e tyre bujqësore”. Me këtë rast ai i inkurajoi bizneset që të aplikonin për grante pranë këtij programi. 

Në forum u diskutua lidhur me me standartet e cilësisë që produktet lokale, sidomos ato bujqësore dhe shërbimet e turizmit duhet të plotësojnë për t’ju afruar atyre të Bashkimit Europian. Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,Drejtori i fondeve IPARD në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësues të Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ProPërmet dhe Cesvi paraqiten opinionet e tyre mbi atë cfarë është bërë nga prodhuesit vendas në Përmet për të përmirësuar cilësine dhe sfidat që hasen në ofrimin e shërbimeve apo prodhimeve bujqesore. 

Aktiviteti u shoqërua me mbjelljen e disa trëndafilave me rastin e Ditës së Tokës, vizitë në panairin e produkteve lokale dhe këndin e riciklimit të plastikës.