Skip to main content

Në kuadër të Programit ReLOaD (Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor), i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Bashkia Tropojë, shoqata “Alpin” ka zbatuar projektin “Të rinjtë për qytetin” në Bashkinë Tropojë.

Zbatimi i projektit u bazua në dy programe trajnimi: njëri mbi Udhërrëfyesit (guida natyrore) dhe tjetri mbi Kulinarinë (gastronomia turistike). Këto dy programe trajnimi u lehtësuan nga trajnues të kontraktuar dhe u zhvillua në Bajram Curri, Tropojë.

Nëpërmjet një prezantimi kuptuam dhe çdo aktivitet të realizuar në kuadër projekti. Në kursin e kulinarisë morën pjesë 12 vajza të reja nga Tropoja që për një periudhë dy mujore morën bazën kryesore teorike ndërsa praktikën e zhvilluan në restorantet kryesore në Luginën e Valbonës. Ndërsa në kursin e udhërrëfyesit natyrorë morën pjesë vajza edhe djem të rinj që do arrijnë të promovojnë vlerat e mrekullive natyrore, edhe atyre vendeve të paeksploruara që përveç natyrës së bukur gëzojnë dhe trashëgimi kulturore.

Projekti kishte arritur përmbushjen e objektivave dhe rezultateve të parashikuara që në fillim. Kështu që, shoqata “Alpin” që operon në qytetin e Bajram Currit realizoi një koktejl përmbyllës me aktorët e interest të projektit, me bashkepunetorët dhe përfituesit, ku u shpalos dhe ekperianca e fituar nga zbatimi i projektit.

Njësia e Integrimi Europian Tropojë mori pjesë në këtë aktivitet përmbyllës duke shprehur përgëzime për finalizimin me sukses të projektit dhe duke treguar interes të lartë për bashkëpunime në vazhdim. Në grupin e të rinjve ishte edhe Kryetarja e Unionit të Nxënësve që merr pjesë në Parlamentin e Qeverisë së Nxënësve të Shqipërisë. Takimi dhe njohja me të paraqet rëndësi për çdo aktivitet dhe projekt në vazhdim, duke qënë se është zëri i të gjithë nxënësve në rrethin e Tropojës dhe gjithashtu në qendër të mirëfunksionimit të zyrës sonë janë të rinjtë, kështu që krijimi i rrjetëzimeve do ketë interes në rritjen e kapaciteteve drejt standartit europian.