Skip to main content

Njësia e Integrimit Europian dhe Ndihmes së Huaj dhe Bashkia Tropojë festuan në një mënyrë të veçantë Krishtlindjet sivjet.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me praninë e Ministrit Klosi u bë inagurimi i Qendrës së Vizitorëve në Parkun e Valbonës “Valbona, Tourist Center”, investim ky i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe u promovua  libri fotografik "Albanian Alps from the Air" i Alket Islamit. Ky album i shoqëruar me shënime sqaruese në gjuhën angleze ka mbi 290 imazhe të bukurive të alpeve tona, foto të rralla të realizuara nga ajri në Alpe duke bërë kështu një reklame për turizmin malor “Eja në Alpet tona, eja në mit”.

NjIE së bashku me Bashkinë, përveç fjalimeve promovuese, organizuan dhe një program artistik përshëndetës me këngë e valle autentike folklorike të zonës.