Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë e Këlcyrës, në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka zhvilluar një aktivitet jo thjesht sensibilizues, por edhe argëtues dhe informues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë.
Gjatë zhvillimit të aktivitetit, nxënësit e shkollës janë fokusuar tek mesazhet sensibilizuese në lidhje me të drejtat e tyre si:
Unë kam të drejtë të kem një emër dhe një nënshtetësi!
Unë kam të drejtë të jetoj dhe mbijetoj!
Unë kam të drejtë të kem një familje!
Unë kam të drejtë të kem një strehë të sigurtë dhe të ngrohtë!
Unë kam të drejtë të mos abuzohem dhe dhunohem!
Unë kam të drejtë të shpreh mendimin tim lirshëm!
Unë kam të drejtë të respektohem!
Unë kam të drejtë të jem i barabartë!
Unë kam të drejtë të arsimohem!
Unë kam të drejtë të luaj e të kem kohën time të lirë!
Unë kam të drejtë të jem i sigurt!
Sot kjo ditë është për ju!
Unë kam të drejtë të jem fëmijë!
Unë kam të drejtë të jetoj si i tillë!