Skip to main content

Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë e Vaut të Dejës, me mbështetjen e posaçme të kryetarit të Bashkisë, Z. Mark Babani, si dhe bashkëpunimin e Drejtorisë së shkollës, një seancë të zgjeruar informacioni me temë “Bashkimi Europian dhe Shqipëria”. Në një seri stendash, nxënësit kanë marrë informacione të hollësishme me data dhe fotografi mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Nxënësve u është përcjellë mesazhi se, ndonëse ende ka shumë për të bërë, një gjë është e sigurt: Shqipëria nuk do ta humbë kurrësi trenin Evropian. 

Aktiviteti është shoqëruar edhe me performanca nga ana e nxënësve, me këngë, valle dhe recitime. 

"Ne Jemi Europa", ishte një nga mesazhet që përcolli kryetari i Bashkisë, Z. Mark Babani. Me sjelljet tona qytetare, me angazhimin dhe përkushtimin tonë ndaj komunitetit ku jetojmë.

Nuk ka gëzim më të madh sesa përmbushja e ëndrrës, veçanërisht pasi keni luftuar aq shumë dhe kapërcyer sfida të shumta.

Nuk do dorëzohemi, ne nuk do ta privojme veten nga e drejta për të qenë të lumtur...