Skip to main content
Submitted by admin on 8 January 2019

Në datën 20 Qershor 2018, u mblodh në qytetin e Patosit Këshilli Vendor për Sigurinë Publike me një rëndësi të veçantë dhe që ka në qendër të vëmendjes ; qytetarin, sigurinë e jetës, pronës dhe krijimin e një ambjenti më të sigurt për shoqërinë.
Kryetaraja e bashkisë Patos, Znj.Rajmonda Balilaj prezantoi para të pranishmëve Rregulloren e Funksionimit të Këshillit Vendor për Sigurinë Publike, i cili sipas ligjit përbëhet nga Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Sekretari i Këshillit Bashkiak, Shefi Stacionit të Policisë, Emergjencat Civile në Bashki, Specialiste Barazisë Gjinore, Drejtuese e Qendrës Shëndetësore, Përfaqësues të Forcave Politike, Përfaqësues të secilës Bashkësi Fetare, Përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Duke marrë parasysh faktin që lëvizja e lirë apo migracioni lidhet drejtëpërdrejtë me sigurinë publike këndi i BE i këtij qyteti informoni pjesëmarrësit në këtë takim lidhur me migracionin e rregullt, sipas orientimeve të Bashkimit Evropian